Spekulimeve te shumta mbi marrjen apo jo te fteses nga presidenti i Maqedonise Gjorgje Ivanov, u ka dhene fund vete sot presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu.

Kreu i shtetit kosovar ka theksuar se nuk ka marre nje ftese nga homologu maqedonas, por ka vleresuar se marredheniet me Maqedonine mbeten te mira, duke qene se eshte nje vend qe ka njohur pavaresine e Kosoves.

“Per ne eshte me rendesi qe pavaresisht se nuk kam marr ftese, te vazhdojme raportet si dy shtete. Ne nuk jemi ne lufte. Perkundrazi, kemi raporte te mira dhe Maqedonia eshte nje nder vendet qe ka njohur pavaresine e Kosoves”, ka pohuar Sejdiu.

Top Channel