Ylli i Davidid, simbol magjik

05/05/2009 11:25

Yllin e Davidit; kush e mbeshtet, e vlereson si simbolin e lirise se nje populli; kush e lufton, e cileson si shenje te nje shteti qe duhet shkaterruar.

Maghen David eshte ylli me gjashte cepa, i njohur ne te gjithe boten si ylli i hebrenjve. Ky simbol, i cili ka zbritur ne nje liber publikuar ne Izrael ne version te plote, eshte embleme e hebraizmit boteror, ndersa zbulohet se per mijevjecare te tjere ka qene nje gjurme magjike.

Libri

“Maghen David, historia e nje simboli” eshte nje studim qe po sjell diskutime te medha. Vepra kryesore e Gershom Scholem, teolog hebre gjerman, i shkruar 60 vjet me pare, pa driten e botimit vetem tani, 26 vjet pas vdekjes se autorit.

Ne liber ngrihen pyetje per origjinen e yllit, te gjetur me pare edhe ne jeten e babilonasve, ne tempujt antike indiane dhe ne shkrimet okulte.

“Ylli i Davidid, nuk eshte nje simbol hebre. Dhe per kete arsye nuk eshte simbol i hebraizmit” eshte konkluzioni i Scholem, qe per gjysme shekulli iu dedikua enigmes dhe misticizmit.

Studimet e Scholem

Teza e profesor Scholem, nje prej studiuesve me te medhenj te ceshtjes, ishte njohur me pare, po konkuzionet e tij nuk u publikuan kurre.

Ne vitin 1949, sapo lindi shteti izraelit, qe solli edhe simbolet kryesore te tij, mes te tjerave flamurin me yllin e Davidit te mbyllur nga dy fasha blu, pati edhe nje shpjegim te shkurter per perzgjedhjen dhe vetem kaq.

Sot mesohet se Scholem kishte studiuar faktin se ylli gjendej ne shume ndertesa aziatike, i njohur si vula e Mbretit Solomon, qe mendohet te kishte fuqi magjike.

Polemikat

Simbol magjik, perpara se te jete simbol i nje populli? Libri trajton nje teme shume te nxehte dhe me te dale ne librari nuk mund te kalonte pa u vene re. Hebraizimi i nje shteti dhe besnikeria per simbolet jane ne qender te nje debati politik qe po zhvillohet ne Izrael.

Megjithate, Maghen David, eshte nje yll qe ka sjelle polemika si ne boten arabe ashtu edhe ne zonat me ultraortodokse.

Top Channel