Fatin e Ohrit dhe Manastirit, qe dikur ishin qytete shqiptare kurse sot qeverisen nga maqedonasit, mund ta perjetoje edhe Struga.

Bashkia e ketij qyteti e cila sot udhehiqet nga shqiptaret mund te kaloje ne duart e maqedonasve pas raundit te dyte te zgjedhjeve lokale ku ne balotazh do te ballafaqohen kryetari shqiptar Ramiz Merko dhe kandidati maqedonas Fiat Canovski.

Merko garen per komunen e Struges e konsideron nderetnike dhe i fton te gjithe shqiptaret te votojne per te.

“Shqiptaret duhet te angazhohen me teper, per te dale sa me masivisht ne zgjedhjet per balotazh per te bere me teper vota dhe t’i largohemi rrezikut per humbjen e komunes se Struges”, eshte shprehur Merko.

Kurse Canovski thote se shqiptaret nuk do te humbin asgje nese ai vjen ne postin e pare te qytetit.

“Shqiptaret nuk do te humbin asgje, perkundrazi do te fitojne. Edhe ne bashkesite lokale do te jene te perfaqesuar ne te gjitha organet vendimarrese. Qytetaret jane te deshperuar nga udheheqja e deritanishme e qytetit, ata kerkojne nje udheheqje kualitative”, eshte shprehur Canovski.

Top Channel