Vrasja e Haririt, lirohen 4 gjenerale

29/04/2009 17:25

Kater gjenerale libaneze te dyshuar per perfshirje ne atentatin e 14 shkurtit te 2005-es ku mbeti i vrare ish-kryeministri libanez Rafik Hariri, jane liruar nga burgu.

Vendimi eshte marre nga prokurori i pergjithshem i gjykates se posacme, te krijuar nga OKB per te hedhur drite mbi atentatin qe u mori jeten edhe 22 personave te tjere.

Vendimi per lirimin e gjeneraleve erdhi si pasoje e mungeses se provave dhe deshmive kontradiktore te deshmitareve. Kater te akuzuarit ndodheshin ne burg prej me shume se kater vjetesh.

Top Channel