Afganistan, plagosen 5 ushtare gjermane

29/04/2009 18:45

Pese ushtare gjermane te forcave te ISAF kane mbetur te plagosur sot ne Afganistan, si pasoje e nje atentati te rebeleve.

Lajmin e ka bere te ditur Ministria gjermane e Mbrojtjes, e cila ka saktesuar se automjeti me te cilin po udhetonin ushtaret u sulmua nga talebanet ne provincen e Kunduzit.

Sipas burimeve, atentati ndodhi ne te njejten kohe kur ne Kabul kishte mberritur ministri i Jashtem gjerman, Steinmeier. Gjermania ne misionin nderkombetar ne Afganistan eshte e angazhuar me 3800 ushtare.

Top Channel