Sri Lanka, SHBA kerkon shpalljen e armepushimit

25/04/2009 09:40

SHBA kane kerkuar shpalljen e armepushimit ne Sri Lanka, ku vazhdojne luftimet mes forcave qeveritare dhe rebeleve te Tigrave te Tamilit.

Sipas OKB-se, ne zonen e luftimeve gjenden ende 50 mije civile te bllokuar, ndersa 160 mije kane arritur te largohen ditet e fundit. Tigrat e Tamilit kane kerkuar nga komuniteti nderkombetar te dergoje ndihma per mijera persona, qe rrezikojne te vdesin nga uria.

“Vonesat e metejshme te ndihmave mund te krijojne situate te ngjashme me ate te Darfurit, ose edhe me keq”, thuhet ne nje komunikate ne faqen e tyre ne internet.

Top Channel