Raikkonen pret ndryshimet e Ferrarit F60

23/04/2009 21:05

Ndersa Massa jep nje opinion per kundershtaret, Kimi Raikkonen komenton gjendjen e keqe qe po kalon makina Ferrari.

“Nuk jemi aty ku une dhe skuadra duhej te ishim. Per momentin nuk jemi te shpejte. Nese sistemi Kers do funksionoje mire atehere une dua ta perdor”, shprehet ish kampioni i botes, i cili pret me padurim te garoje ne pisten e Barcelones ne 10 maj ku Ferrari F60 do paraqitet me ndryshime. “Do bejme ndryshime te medha per garen e Spanjes por situata do vazhdoje te jete e veshtire”, shton finlandezi.

Sipas Raikkonen, gara e Bahreinit qe do zhvillohet kete jave, mund te jete me pak negative per ferrarin pasi testet e bera gjate dimrit ne kete piste, do ta ndihmojne skuderine. “Gjithesesi tani vijme ketu ne pozita shume te ndryshme dhe gjithcka do jete shume e veshtire”, shprehet Kimi.

Top Channel