“Emri”, Milloshoski: Propozimi, i njeanshem

17/04/2009 09:40

Qeveria maqedonase duket se nuk do te pranoje propozimin e negociatorit Nimic per ceshtjen e emrit.

Ministri i Jashtem Antonio Milloshoski, sipas mediave vendase, ka deklaruar se propozimi “Republika Veriore e Maqedonise”, eshte zgjidhje e njeanshme e pranuar vetem nga pala greke.

“Debati me Greqine nuk behet per emrin, po qellim eshte demtimi i identitetit dhe gjuhes maqedonase”, deklaroi Milloshoski.

Shefi i diplomacise theksoi se si klasa politike ashtu edhe intelektualet e vendit te tij duhet te mbrojne dinjitetin kombetar.

Top Channel