Obama heq disa kufizime me Kuben

14/04/2009 01:20

Presidenti amerikan, Barak Obama vendosi heqjen e disa kufizime me Kuben, ne menyre qe kubano-amerikanet te udhetojne me lirisht per ne ishullin komunist.

Shtetasit amerikane do te kene po keshtu mundesi t’u dergojne me shume ndihma ne para te afermve te tyre ne Kube.

Ishte nje sinjal ndryshimi i politikave disa dekadeshe te kufizimeve me Kuben komuniste dhe nje tjeter premtim fushate qe Obama vendos te vere ne jete.

Qellimi, sipas zedhenesit te Shtepise se Bardhe Robert Gibbs, eshte promovimi i demokracise dhe te drejtave te njeriut ne kete ishull te Karaibeve.

Presidenti Obama u shpreh po keshtu i gatshem te bisedoje me lideret kubaneze, por tha se do te vazhdoje ta mbaje sidoqofte ne fuqi embargon afatgjate, qe do te hiqet vetem kur ishulli te pesoje ndryshime demokratike.

Shtetet e Bashkuara mbajne mbi Kuben nje bllokade tregtare te vendosur qe prej revolucionit komunist qe solli Fidel Kastron ne pushtet ne 1959-ten.

Top Channel