Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, zhvillon sot nje vizite zyrtare ne Tirane. De Kermabon pritet te kete takime me zyrtare te ministrine e Drejtesise dhe zyrtare te policise e doganave ne Tirane.

Pritet qe ne takime te diskutohen ceshtje teknike te interesit te perbashket. Ceshtja e pretendimeve per krime te kryera ndaj civileve shqiptare dhe serbe nga pjesetare te ish-UCK gjate konfliktit ne Kosove nuk do te jete pjese e diskutimeve,

Vizita e de Kermabon ne Tirane vjen pas atyre ne Beograd dhe Shkup, ku ai ka diskutuar per ceshtjet teknike me autoritetet e atjeshme.

Top Channel