Maqedoni, grabitet banka, tre te plagosur

10/04/2009 13:25

Nje grabitje e armatosur ka ndodhur sot ne qender te Shkupit, me pasoje plagosjen e dy policeve dhe nje qytetareje.

Grabitja eshte kryer, kur 10 persona te maskuar hyne me force ne ambientet e bankes, moren parate dhe hapen zjarr.

Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase.

Si pasoje e te shtenave u lenduan dy prej policeve rrugore dhe nje kalimtare te rastit.

Nderkohe forcat e rendit kane nisur nje operacion per te gjetur autoret e ngjarjes.

Top Channel