Kosova eshte e gatshme te anetaresohet ne institucionet nderkombetare financiare, si Fondi Monetar Nderkombetar dhe Banka Boterore.

Deklarata eshte bere nga presidenti Fatmir Sejdiu, i cili priti sot ne nje takim drejtoreshen rajonale te Bankes Boterore, Jane Armitage.

“Institucionet tona jane te angazhuara per t’u anetaresuar ne mekanizmat financiare nderkombetare, perfshire FMN dhe BB, si dhe te respektojne detyrimet qe dalin nga  ky akt”, ka pohuar Sejdiu.

Ndersa drejtoresha e BB, nga ana e saj ka shprehur bindjen se, heren tjeter kur te vizitoje Kosoven do ta gjeje kete vend te anetaresuar ne keto institucione.

Top Channel