Raketa e Korese se Veriut, asnje marreveshje ne KS

06/04/2009 09:50

Ka perfunduar pa asnje marreveshje nje takim emergjent i Keshillit te Sigurimit te OKB-se, qe diskutoi leshimin e raketes se Korese se Veriut.

Ndersa ka pasur mosmarreveshje mes pjesemarresve, diplomatet thane se KS mund te vazhdoje bisedimet, por sipas analisteve do te duhen dite deri ne arritjen e nje marreveshjeje. Uashingtoni dhe Tokio kerkojne nje pergjigje te ashper ndaj Phenianit, por Pekini dhe Moska kane bere thirrje per permbajtje.

Koreja e Veriut njoftoi se leshoi dje heret ne mengjes satelitin e komunikimit, por fqinjet e saj mendojne se ajo testoi nje rakete berthamore. Sipas SHBA-se, Korese se Jugut dhe Japonise, leshimi eshte nje veprim i denueshem, qe shkel rezoluten e KS te tetorit 206, qe ndalon Korene e Veriut te zhvilloje aktivitete me raketa balistike.

Top Channel