108 numri i viktimave te termetit

06/04/2009 20:10

Eshte ngjitur ne 108 te vdekur bilanci i viktimave te termetit te fuqishem qe perfshiu sot rajonin e Abrucos, ne Itali.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, te cilat iu referohen burimeve prane skuadrave te shpetimit. Ne vendngjarje po vazhdojne punimet per te nxjerre nga germadhat e ndertesave te shembura personat e bllokuar.

Per kete arsye ne Akuila ndodhen 1640 anetare te skuadrave te shpetimit, 677 mjete shpetimi si dhe 71 njesi ushtarake.

Nderkohe, misioni i UNICEF arketoi 100 mije euro per t’u ardhur ne ndihme femijeve te Abrucos, te prekur nga termeti.

Top Channel