Kriza, Europa lindore nder me te prekurat

31/03/2009 21:35

Banka Boterore ka publikuar nje raport te fundit per ekonomine boterore ne te cilin veren se te gjitha vendet e pasura jane ne nje recesion simultan, ndersa kriza po prek me shpejtesi edhe ekonomite ne zhvillim.

Raporti i kushton nje vemendje te vecante rajonit te Europes lindore dhe asaj qendrore ku ben pjese dhe Shqiperia, duke e konsideruar kete zone si me te prekuren nga kriza.

“Stresi financiar eshte shume i larte ne vendet e Evropes lindore dhe asaj qendrore, te cilat jane mbeshtetur kryesisht ne kapitalin e huaj per te financuar kredine e brendshme. Shume nga keto vende kane hyre ne ne krize me nje deficit korrent me te larte se 10 per qind, cka i ben ato shume te pambrojtura ndaj krizes”, shkruan raporti.

Top Channel