Franca eshte shprehur se deshiron nje transformim progresiv te KFOR-it, qe te mos krijohet nje zbrazetire sigurie dhe qe autoritetet kosovare te jene te afta te sigurojne qetesine publike.

“Ekzistojne ide qe te diskutohet prania nderkombetare ne Kosove, perfshire edhe KF0R-in. Nuk jemi te vetmit qe e theksojme kete, pasi e Spanja ka paralajmeruar terheqjen”, ka deklaruar zedhenesi i Ministrise se Jashtme franceze, Erik Shevalie.

Sipas tij, vendimi per transformimin e KFOR-it do te merret nga keshilli i NATO-s. Shevalie ka theksuar se terheqja nuk mund te ndodhe, nese do te kete pasoja per sigurine dhe stabilitetin ne Kosove.

Top Channel