Maqedoni, vijojne qetesisht zgjedhjet

22/03/2009 15:00

Vijon normalisht procesi zgjedhor ne Maqedoni per presidentin e vendit dhe drejtuesit e pushtetit vendor.

Nderkohe probleme jane verejtur ne zonat malore ku reshjet e debores kane veshtiresuar levizjet.  

Zedhenesi i Komisionit Zgjedhor, beri te ditur se deri ne oren 13:00 kane votuar 26 perqind e popullsise.

Ne Tetove eshte vene re nje rritje e fluksit te votuesve pas mesdites, nderkohe qe puna neper qendrat e votimit vijon pa probleme. 

Nderkohe ne te gjithe Maqedonine, rezultojne 100 qendra votimi ende te pahapura, per shkak te bllokimit te rrugeve nga debora.

Ne votimet e sotme nuk pritet te fitoje nje kandidat presidencial dhe sipas te gjitha gjasave, kreu i shtetit do te zgjidhet ne raundin e dyte.

Nje sondazh i agjencise Reuters tregon se kandidati i VMRO-DPMNE, Ivanov do te marre 26 perqind te votave, kandidati i LSDM-se, Lubomir Ferckovski 12.7 perqind, ndersa kandidati shqiptar i Demokracise se Re, Imer Selmani 12.6 perqind te votave.

Shqiptaret presin te fitojne postet e preferekteve ne Tetove dhe zonat e tjera me shumice shqiptare.

Komuniteti nderkombetar ka derguar ne Maqedoni shume vezhgues, ndersa tashme politikaneve te vendit u eshte bere e qarte se votimet e sotme jane nje pike shume e rendesishme per integrimin ne Evrope dhe NATO.

Top Channel