Britani, Brown oratori me i merzitshem i vendit

12/03/2009 03:50

Kryeministri Gordon Brown eshte oratori me i merzitshem i Britanise se Madhe. Sipas nje sondazhi te bere publik dje, ai eshte renditur para futbollistit David Beckham dhe aktores Kate Winslet.

Stili i thate i kryeministrit Brown vihet para dialektit londinez te David Beckham dhe Kate Winslet qe u kritikua nga vendi i saj i lindjes per kapacitetin per te nxjerre ne dukje emocionet, ne menyre te vecante gjate ceremonise se “Golden Globes”.

Sipas ketij sondazhi, realizuar me nje mije persona nga shoqeria e mesazherise vokale “SpinVox”, oratori me i mire britanik eshte aktori dhe realizuesi Stephen Fry.

Top Channel