Ban Ki Moon: 2009-a, vit vendimtar per OKB-ne

11/03/2009 08:00

Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara thote se 2009-a do te jete vit vendimtar per OKB-ne dhe vendet e saj anetare.

Sekretari i Pergjithshem i beri komentet ne nje takim me presidentin Barak Obama ne Shtepine e Bardhe. Ban Ki Moon tha se 2009-a eshte nje vit me kriza ne shume fronte, duke perfshire renien ekonomike globale, ndryshimin e klimes dhe gjendjen humanitare ne Darfur te Sudanit.

Presidenti Obama tha nga ana e tij se nje pjese e mire e bisedes me zotin Ban iu kushtua Darfurit. Ai tha se ka rendesi qe komuniteti nderkombetar t’i dergoje Sudanit nje mesazh te forte dhe te perbashket se zgjerimi i krizes se atjeshme humanitare nuk eshte i pranueshem. Obama tha se gjendja ne Darfur vetem se eshte keqesuar qe nga java e kaluar kur Presidenti Omar al-Bashir deboi 13 organizata te huaja ndihmash.

Vendimi erdhi pasi Gjykata Penale Nderkombetare ngriti akuza per krime lufte ndaj Presidentit Bashir.

 

Top Channel