Masaker ne SHBA, burri vret gruan dhe 4 femijet

06/03/2009 12:15

Masaker ne Ohio te SHBA-se. Policia ka nisur kerkimet per nje shtetas, qe dyshohet se ka vrare 5 pjesetare te familjes se tij.

Vrasesi ka qelluar per vdekje me arme zjarri bashkeshorten dhe kater femijet, te moshes 3-14 vjec, pas nje grindjeje ne Cleveland. Policia eshte njoftuar nga fqinjet e ciftit, qe kishin degjuar te shtena dhe e kishin identifikuar te dyshuarin si Davon Crawford.

33-vjecari, me precedente penale, eshte larguar nga shtepia dhe eshte i armatosur. Nje i aferm i vrasesit tha se kishte folur me te ne telefon pak perpara masakres dhe tregoi se ai ishte i tronditur.

Autori i krimit kishte rezultuar pozitiv ne nje test antidroge dhe i trembej arrestimit.

Top Channel