Kercenime nga Veriu, Koreja e Jugut devijon fluturimet

06/03/2009 09:55

Dy linja ajrore ne Korene e Jugut do te devijojne rruget ajore, pasi Koreja e Veriut njoftoi se nuk mund te garantoje me sigurine e tyre.

Dy vendet kane hyre ne mosmarreveshje, per shkak te nje stervitjeje te perbashket ushtarake mes Korese se Jugut dhe SHBA-se, qe pritet te filloje javen e ardhshme.

Rreth 30 fluturime nderkombetare ne dite kalojne permes hapesires ajrore, qe kontrollohet nga Koreja e Veriut qe shkojne apo vijne nga Koreja e Jugut.

Siguria nuk mund te garantohet per 12 ditet e stervitjes. Ajo eshte pershkruar nga Pheniani si provokuese. Tani tensioni mes dy vendeve fqinje eshte rritur.

Top Channel