Klinika amerikane ofron bebe me porosi

03/03/2009 13:05

Nje klinike ne Los Anxhelos ofron mundesine per te prodhuar femije sipas tipareve te kerkuara.

Prinderit mjafton te zgjedhin seksin, ngjyren e syve dhe te flokeve. Foshnja e pare me porosi do te jete gati ne vitin 2010 ne Institutin e Pjellorise, qe drejtohet nga mjeku Jeff Steinberg.

Mjekeve do t’u mjaftoje te analizojne vetem nje qelize te cdo embrioni perpara se te zgjedhin ate qe do te vendosin ne mitren e nenes. Lajmi ka shkaktuar polemika ne SHBA. Realizimi i kesaj metode bazohet ne nje teknike laboratorike qe quhet diagnoza e paratransplantimit gjenetik, qe konsiston ne testimin e nje qelize nga nje embrion i hershem, perpara se te vendoset ne mitren e nenes.

Ne kete menyre jo vetem qe seleksionohet embrioni me i shendetshem, por mjeket zgjedhin nje embrion me tiparet qe kerkon prindi dhe skarcojne te tjeret.

Top Channel