Rumani, pilotet heronj evitojne tragjedine

28/02/2009 19:10

Eshte koha e rrezimeve dhe shpetimeve. Nje avion i vogel i kompanise ajrore rumune “Carpatair” ka bere nje ulje dramatike ne aeroportin e Timishoares, por asnje nga 51 personat ne bord nuk pesoi qofte edhe nje gervishtje.

Avioni kishte probleme me hapjen e rrotave dhe pilotet u detyruan ta ulin me bark. Gjate kontaktit me token, perplasja qe e pashmangshme. por fale dy piloteve moldave me shume eksperience, impakti nuk qe i forte. Perpos kesaj, qe te harxhonin karburantin per te shmangur keshtu shperthimin e nje zjarri ne bord pas uljes qe do te ishte problematike, ata vazhduan fluturimin mbi aeroport per rreth dy ore.

Shumica e parasgjereve ne bord ishin rumune dhe moldave, por mes tyre kishte edhe 9 italiane, dy greke dhe dy gjermane. Menjehere pas ngjarjes, “Carpatair” doli me nje deklarate ku shpetimi i jeteve i atribuohej dy piloteve.

Ata vete thane se nuk ndiheshin aspak heronj. “Thjesht beme punen tone. Ishim te qete, nuk patem frike, jemi stervitur per te tilla situata”, pohuan pilotet.   

Top Channel