Brown, fansat e Rihanna-s e kercenojne me vdekje

25/02/2009 20:00

Karriera por edhe jeta personale e Chris Brown po merr te tatepjeten.

Pasi u pefshi ne skandalin e dhunimit te te fejuares Rihanna, kengetari amerikan po shikon vetem dite te zeza. Shtepite diskografike nuk duan te bashkepunojme me me te, ndersa radiot e kane bojkotuar, por tashme kengetari 19 vjecar ka nje tjeter frike.

Ne nje interviste dhene per fazen e internetit Showbizspy, ai pohon se eshte i trembur nga kercenimet e shumta qe ka marre nga fansat e kengetares pasi u publikua fotoja e fytyres se saj te masakruar. “Chris tashme eshte vene nen akuze dhe rruga e burgut mesa duket eshte e hapur”, shprehet nje burim i afet.

Dhuna i ka shkaktuar bukuroshes me origjine nga ishujt Barbados nje plage te madhe jo vetem fizike por edhe morale. Ajo ka anuluar shume prej impenjimeve publike te javeve te fundit. 

 

Top Channel