Te dhunuarit ne femijeri me te rrezikuar ndaj stresit

23/02/2009 19:45

Femijet e abuzuar qe ne vegjeli ka shume mundesi te shfaqin simptomat e stresit me kalimin e moshes.

Zbulimi eshte bere nga disa shkencetare te Universitetit te Montrealit ne Kanada. Gjate studimit ku kane marre pjese 12 femije te abuzuar dhe 12 te tjere jo te abuzuar. Ne kategorine e femijeve te pare eshte vene re reduktim i aktivitetit te genit te glukokorticoidit qe eshte edhe geni pergjegjes ne tru per nivelin e stresit.

Sipas studiuesve, ndryshimet kimike tek kjo zone e trurit mes dy grupeve te femijeve ishin shume te medha, cka do te thote se te dhunuarit jane me te predispozuar te vuajne stresin. Ky eshte zbulim i rendesishem, pasi njerezit qe vuajne nga kjo semundje psikike, mund t’i zbulojne shkaqet e verteta ne te shkuaren e tyre.

Top Channel