Spanje, jep doreheqjen ministri i Drejtesise

23/02/2009 13:50

Jep doreheqjen ministri spanjoll i Drejtesise, Mariano Bermejo. Ai ishte vene ne qender te kritikave, pasi disa dite me pare kishte dale ne gjueti se bashku me gjykatesin Baltasar Garzon, nje nder drejtuesit e hetimeve per nje ceshtje korrupsioni ne lidhje me Partine Popullore ne opozite.

Ministri e pranoi se kishte bere nje veprim te parakohshem, duke pasur parasysh se Garzon ndodhej ne mes te hetimeve.

Garzon eshte nje nder gjashte gjykatesit e Gjykates Kombetare te Spanjes, qe u be i njohur ne fund te viteve ’90 ne fushaten per ekstradimin e ish-diktatorit kilian Pinocet nga Londra ne Spanje.

Top Channel