Dritan Rexhepi dhe Sokol Halili jane denuar me burgim te perjetshme nga Gjykata e Krimeve te Renda, e cila i shpalli fajtore per vrasjen e dy punonjesve te policise se Krujes ne vitin 1999.
Se bashku me ta gjykata shpalli fajtor dhe e denoi me 25 vjet burgim shtetasin Shefqet Seferi.
Te tre te denuarit ne bashkpunim me njeri- tjetrin kane vrare dy punonjesit e policise, Arben Keqi dhe Durim Kasmi si dhe vrane aksidentalisht Raim Bakiasin.
Gjate procesit gjyqesor doli se, Dritan Rexhepi dhe Sokol Halili, ishin vrases me pagese dhe se ishin paguar per te ekzekutuar dy punonjesit e policise. Dritan Rexhepi i konsideruar si nje nder personat me te rrezikshem ne vend mbahet i burgosur ne Itali. Ne vitin 2003 ai u arratis nga dhomat e paraburgimit te komisariatit te policise se Durresit.
Top Channel