24 ore ne Everest, nepalezet enderrojne rekordin

17/02/2009 11:10

Tre vellezer nepaleze po perpiqen te thyejne rekord, pasi tentojne te qendrojne per 24 ore ne majen e malit me te larte te botes, Everest.

Pemba Dorje Sherpa, 31 vjec dhe dy vellezerit e tij me te rinj, Nima Gyalzen dhe Phurba Tenzing, kane planifikuar qe kur te arrijne majen, te luten per paqen ne Nepal dhe bote. Ata do te marrin me vete edhe nje statuje te Budes, 30 cm.

E kane ndare mendjen te qendrojne per nje dite e nje nate, pavaresisht se si do te jete moti. “Nuk do te fleme, do te lutemi 24 ore”, shprehen alpinistet. Rekordi aktual per qendrimin me te gjate ne Everest eshte 20 ore dhe rekordmeni nuk jeton me.

“Eshte me rrezik, por jo dhe aq e rrezikshme”, e kane pershkruar vellezerit aventuren e tyre.

Top Channel