NASA leshon “Discovery” drejt Stacionit Hapesinor

16/02/2009 11:35

NASA ka leshuar anijen kozmike “Discovery” per nje mision 14 ditor ne Stacionin Hapesinor Nderkombetar. Anija eshte ngritur nga baza hapesinore Kennedy ne Florida.

Shtate pjesetaret e ekuipazhit te saj, mes te cileve edhe astronautja e pare japoneze, do te instalojne ne stacion panelin e katert diellor, qe do te siguroje me shume energji per te.

Energjia e siguruar nga paneli i ri do te beje te mundor zgjerimin e ekuipazhit me 6 persona dhe do te perdoret ne laboratorin shkencor te ngjitur me stacionin. Ne te aktualisht jetojne tre astronaute dhe kerkohet te dyfishohet kjo shifer ne muajin maj.

Astronautet do te rregullojne edhe nje pjese te sistemit qe kthen urinen e tyre ne uje te pijshem. Leshimi i “Discovery” u shty para disa ditesh per shkak te rrjedhjes se oksigjenit.

Top Channel