Shen Valentini, rekord puthjesh ne Meksike

15/02/2009 11:50

Qyteti i Meksikos theu rekordin boteror te puthjeve. Ne diten e Shen Valentinit, 40 mije njerez u puthen ne qender te kryeqytetit meksikan, duke e kaluar rekordin Guines te mbajtur deri tani nga Anglia.

Rekordi, i cili nuk thyhej qe prej vitit 2007, u certifikua nga perfaqesuesi i librit te rekoredeve Guines ne Meksike. Mijera njerez u puthen njekohesisht per 10 sekonda.

Zyrtaret ia dedikojne suksesin, deshires se meksikaneve per te sfiduar klimen e pazakonte te dhunes qe ka pushtuar vendin. Nje vale dhune ka shpertheyer ne vend, qe kur policia goditi disa banda droge. Vetem ne 2008-en si pasoje e ketij konflikti humben jeten mbi 6 mije persona.

Ndaj ne diten e Shen Valentinit, ministri meksikan i Turizmit falenderoi te gjithe ata qe shmangen friken dhe dolen ne shesh per t’i dhuruar te tjereve nje puthje.

Top Channel