Izrael, nisin votimet per parlamentin e ri

10/02/2009 08:40

Izraelitet u jane drejtuar kutive te votimit per zgjedhjet e pergjithshme te parakohshme per parlamentin e ri.

Sipas sondazheve, rezultati i votimit pritet te jete i ngushte, pasi partia e qendres Kadima, e udhehequr nga ministrja e jashtme Tzipi Livni, eshte afruar shume me partine e djathte, Likud, te ish-kryeministrit Beniamin Netanyahu, e cila ka kryesuar ne sondazhe gjate gjithe fushates.

Megjithate, sondazhet tregojne se Izraeli pritet te hedhe nje hap djathtas. Sondazhet flasin gjithashtu per nje perkrahje te madhe per partine e ekstremit te djathe, Izraeli Shtepia Jone, qe drejtohet nga emigranti rus Avigdor Lieberman.

Kjo parti propagandon ndryshimin e kufijve te Izraelit, duke aneksuar disa nga vendbanimet ebraike qe ndodhen ne territoret e pushtuara ne Bregun Perendimor, ne kembim te kalimit te palestinezet te disa zonave ne Izrael qe banohen kryesisht nga pakica e konsiderueshme arabe.

 

Top Channel