Milloshoski: Maqedonia ne NATO, stabilitet per rajonin

07/02/2009 09:55

Shefi i diplomacise maqedonase, Antonio Milloshoski shprehet se anetaresimi i Maqedonise ne NATO do te ndihmoje ne stabilitetin e rajonit.

“Me anetaresimin e Maqedonise ne NATO, stabiliteti i rajonit do te fitoje, sepse Maqedonia prodhon stabilitet me politiken e brendshme dhe do te jete kontribues edhe per stabilitetin e rajonit”, deklaroi ministri.

Sipas tij, pjesemarrja e Maqedonise ne NATO dhe pjesemarrja ne misionet e Aleances jashte Evropes eshte tregues i mire se Maqedonia eshte e gatshme te jape kontribut ne NATO. Ministri merr pjese ne konferencen per sigurine, qe po zhvillohet ne Mynih.

Top Channel