Parlamenti Evropian miraton sot rezoluten per Kosoven

05/02/2009 09:05

Parlamenti Evropian do te votoje sot rezoluten per Kosoven, e cila u paraqit nje dite me pare ne punimet e tij ne Strasburg.

Rezoluta pershendet vendosjen e misionit EULEX-it ne gjithe Kosoven dhe i ben thirrje komunitetit nderkombetar ta mbeshtese ate.

Ne rezoluten e tij, Parlamenti Evropian pershendet permiresimin e situates se sigurise ne Kosove dhe i ben thirrje qeverise se Prishtines qe te vazhdoje t’i permbahet angazhimit te saj per nxitjen e frymes se paqes, tolerances si dhe dialogut nderkulturor e nderfetar mes te gjitha komuniteteve te Kosoves.

Ne rezolute i kerkohet si Kosoves edhe Serbise qe te angazhohen ne dialog konstruktiv mbi ceshtje me interes te perbashket dhe te kontribuojne per bashkepunimin rajonal.

Top Channel