Zvicer, arrestohen 16 protestues anti-Davos

31/01/2009 21:55

16 persona jane arrestuar dhe dhjetra te tjere jane ndaluar nga policia zvicerane ne Gjeneve, mes qindra manifestuesve qe kishin zbritur ne shesh per te protestuar ndaj forumit ekonomik ne Davos.

Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave manifestimi po zhvillohej i qete, derisa policia nderhyri per te shperndare korteun, duke perdorur edhe gaz lotesjelles ndaj turmes.

Kjo e fundit reagoi duke qelluar gura dhe shishe ndaj uniformave blu. Ne 35 vitet e fundit, Zvicra nuk kishte mohuar kurre te drejten e manifestimeve ne rruge.

Top Channel