Obama: Plani i investimeve do na ndihmoje

31/01/2009 11:50

Barack Obama i drejtohet kombit per krizen ekonomike dhe impaktin e ashper qe shkaktoi ajo.

“Lajmin e keq amerikanet e njohin mire. Jemi gati te luftojme kunder nje krize te paprecedente. Nje dite me pare morem vesh se ekonomia jone ka humbur gati 4 perqind nga muaji tetor ne dhjetor”, u shpreh Obama ne fjalimin e tij te perjavshem.

Sipas presidentit te ri, kjo renie eshte me e renda ne cerekshekullin e fundit dhe tashme administrata e tij duhet ta perballoje me sukses.

“Lajmi i mire eshte se po marrim masa te cilat do te kene nje impakt ndaj krizes. Kete jave Dhoma aprovoi nje plan investimesh qe do te shpetoje ose do te krijoje 3 milione vende pune ne pak vite. Familjet do te kene reduktime fiskale dhe do te behen  investime ne fushen energjitike. Po ashtu do t’i japim edhe nje impuls sektorit sanitar dhe infrastruktures”, u shpreh Obama.

Top Channel