Zvicer, pranga trafikanteve serbe me 1 ton droge

30/01/2009 09:05

Policia zvicerane ka bllokuar mbi nje ton droge gjate nje superaksioni te zhvilluar ne Zyrih. Burime policore bene te ditur se jane vene ne pranga 16 persona, shumica e te cileve trafikante serbe.

U konfiskuan gjithashtu edhe 600 mije franga zvicerane, bizhuteri, ore, celulare etj. Nga shitja e lendes narkotike sipas policise, do te siguroheshin 40 milione franga. Hetimet per zbulimin e rrjetit te trafikanteve kane nisur qe prej vitit 2004.

Sasia e droges se sekuestruar perben nje rekord per autoritetet policore, por sipas tyre nuk eshte hera e pare qe shtetas serbe vendosen ne krye te kriminalitetit ne Zvicer.

Top Channel