OKB kerkon 613 milione dollare ndihma per Gazen

29/01/2009 12:25

OKB apelon per 613 milione dollare ndihma per popullsine palestineze ne Gaza. “Nevojat jane te shumta dhe te gjithanshme”, tha sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Moon, qe po merr pjese ne punimet e Forumit Ekonomik Boteror ne Davos.

Sipas tij, ndihmat qe do te perfshijne ushqime, uje dhe ilace, do te perdoren per te lehtesuar sadopak vuajtjen e palestinezeve, qe pesuan demtime te medha gjate luftes tri-javore me Izraelin.

Ban Ki Moon vizitoi Gazen pak dite me pare dhe deklaroi se duhet ndihme urgjente. Kerkesa per ndihme ndaj palestinezeve vjen ne nje kohe kur eshte shtuar frika se armepushimi me Hamasin do te prishet.

Top Channel