KiE, kritika Greqise per kushtet e emigranteve

29/01/2009 09:45

Keshilli i Europes ka vijuar me kritika ndaj Greqise, sa i perket respektimit te te drejtave dhe kushteve per emigrantet.

Strasburgu i ka paraqitur qeverise greke nje sere kerkesash qe quhet te plotesoje per permiresimin e kushteve dhe trajtimit te klandestineve. Komisioneri i larte europian Zhak Baro, ka apeluar per permiresimin e infrastruktures dhe kushteve ne kampet e pritjes se klandestineve, vecanerisht ne ishujt e Egjeut.

Perfaqesues nga Keshilli i Evropes kane vizituar kater here qendrat brenda vitit te kaluar dhe konstatuan se edhe pse u ishte terhequr vemendja, autoritetet greke nuk kishin vepruar. Ne nje leter te komisionerit thuhet se mungojne kushtet higjienike per klandestinet, policia dhe rojat bregdetare ushtrojne dhune ndaj tyre, ushqimi eshte shume i keq dhe si pasoje e tij 200 emigrante perfunduan ne spital ne muajin tetor.

Sipas komisionerit, nese Greqia nuk permireson kushtet, do te perballet me sanksione te renda. BE financon te gjitha vendet qe kane kampe te tilla, por vetem Greqia nuk i ploteson kushtet.

Top Channel