Bogdanovic: Ne Kosove te plotesohet 6 pikeshi

29/01/2009 17:35

Ministri serb per Kosoven, Goran Bogdanovic i ka derguar nje leter shefit te UNMIK-ut Lamberto Zannier, ne te cilen kerkon bisedime lidhur me plotesimin e planit 6 pikesh te Kombeve te Bashkuara per Kosoven.

Ne letren e tij, Bogdanovic e ve theksin tek “problemet konkrete” qe ekzistojne ne Kosove per shkak te roleve te papercaktuara te misioneve nderkombetare.

“Ne Kosove ekzistojne probleme konkrete si dhe rreziku per incidente per shkak te roleve te papercaktuara te misionit te OKB-se dhe atij te BE-se. Kjo situate ka krijuar nje vakum ligjor e institucional”, eshte shprehur Bogdanovic.

Top Channel