Tensionet prane Gazas, banoret largohen

27/01/2009 18:20

Ashtu sic premtoi pas vrasjes se nje ushtari, Izraeli u kunderpergjigj ashper. Luftime rinisen ne Kan Junis prane kufirit me Rripin e Gazes.

Aviacioni izraelit bombardoi disa objektiva dhe tanket hebreje u dynden serish drejt Gazes. Se bashku me tanket e ushtrise jane pare edhe buldozere njofton BBC.

Banoret po largohen nga shtepite e tyre nga frika e luftimeve. Te pakten dy palestineze jane plagosur. Sulmi i papritur ndodhi pak ore pas vrasjes se nje ushtari izraelit gjate nje atentati me bombe prane kufirit me Gazen.

Tre persona te tjere mbeten te plagosur. Ky eshte dhe incidenti me i rende, qe kur qeveria izraelite dhe organizata radikale Hamas rane dakord per nje armepushim. Te gjitha pikat e kalimit mes izraelit dhe Rripit te Gazes jane mbyllur si pasoje e ketij incidenti, cka sjell si rrjedhim dhe ndalimin e ndihmave per 1.5 milione banoret e Gazes.

Top Channel