Rikthehen incidentet, vriten palestinezi e izraeliti

27/01/2009 11:05

Rikthehen incidentet mes palestinezeve dhe ushtrise izraelite. Aviacioni izraelit sulmoi mengjesin e sotem nje objektiv palestinez prane Khan Yunes, ne Rripin e Gazes, duke shkaktuar edhe nje te vdekur.

Lajmin e kane bere te ditur burime prane palestinezeve. Sulmi izraelit ka ardhur pas nje prite te ngritur nga nje palestinez, ku eshte vrare nje ushtar izraelit dhe jane plagosur tre te tjere.

Prita ishte organizuar nga nje grup militantesh ne kufirin me Rripin e Gazes. Burime lokale njoftojne edhe per te shtena ne zonen Kissufim, ne jug te Gazes.

Sulmi nuk u mor persiper nga Hamas, apo grupe te tjera islamike radikale qe veprojne ne Gaza.

Top Channel