Ish pjesetaret e Trupave Mbrojtese te Kosoves, kane vazhduar per te dyten dite rresht protesten para selise se qeverise, duke kerkuar rishikimin e vendimit per perjashtimin e tyre nga Forca e Sigurise.

Nje nder kerkesat e protestuesve eshte ngritja e nje komisioni per rishikimin e vendimit dhe nje takim me kryeministrin Hashim Thaci. Thirrje u eshte bere edhe zyrtareve te Ministrise se Forces se Sigurise qe te mos e vazhdojne rekrutimin pjesetareve te rinj, pa u zgjidhur problemi i ish anetareve te TMK-se.

Pas premtimeve qe mori nje delegacion i protestuesve ne nje takim me ministrin e FSK se, Fehmi Mujota dhe kryetarin e Komisionit parlamentar per Siguri, Rrustem Mustafa, keshilli organizativ i vendosi ta nderprese protesten.

Top Channel