Miqesoret, Tirana dhe Elbasani fitojne

22/01/2009 15:10

Skuadrat shqiptare te Superliges vazhdojne pergatitjet ne kuader te pjeses se dyte te sezonit, duke zhvilluar nje numer te madh ndeshjesh miqesore.

Dinamo eshte mundur 0-3 nga skuadra ukrainase e Cernemorets ne token turke. Kjo eshte miqesorja e dyte per blute pas barazimit 1-1 me Taraz te Kazakistanit. Ne derbin shqiptar te Antalias, Tirana-Flamurtari, bardheblute fituan 2-1 ku per kryeqytetasit shenuan Muka e Muzaka, ndersa per vlonjatet Strati.

Fitore ka arritur edhe Elbasani qe mundi 2-0 maqedonasit e Horizont Turnovo me gola te shenuar nga Xhafa dhe Abazaj. Ndeshje miqesore ka zhvilluar edhe Partizani ndaj Olimpikut, duke fituar 1-0.

Nderkohe, Shkumbini dhe Bylis jane ndare ne barazim pa gola ne miqesoren e zhvilluar ne Ulqin, ku ndodhen te dyja skuadrat e Superliges per fazen pergatitore.

Top Channel