Izraeli pergjigjet sot per propozimin egjiptian

16/01/2009 08:45

Vazhdojne perpjekjet diplomatike per arritjen e nje armepushimi ne Gaza. Ministrat izraelite kane zhvilluar bisedime deri ne oret e fundit lidhur me propozimet ndermjetesuese te Egjiptit.

Grupi militant Hamas ka ofruar nje armepushim njevjecar, nese Izraeli terhiqet nga Gaza dhe heq bllokaden. Nderkaq, ministrja e Jashtme izraelite, Tzipi Livni ka shkuar ne Uashington, per te diskutuar si te ndalet trafikimi i armeve ne Gaza.   

Mengjesin e sotem pritet pergjigjja e Izraelit per planin egjiptian per armepushimin. I derguari i qeverise, Amos Gilas, do te kthehet ne bisedime me dy kushte: Izraeli do te kerkoje ndaljen e raketave palestineze dhe kontrollin e trafikut te armeve ne tunelet ne Rafah. Por gjate nates sulmet nuk jane ndalur.

Forcat izraelite goditen 40 objektiva, perfshire tunelet e armatimeve, vendet prej nga leshoheshin raketa, dy qendra te Hamasit dhe nje kamp trainimi te militanteve. Numri i viktimave ne Gaza ka arritur ne 1105, mes te cileve 350 jane femije.

Top Channel