Nuk mund te me pushosh nga puna, jam i dehur!

15/01/2009 14:35

Gjykata Kushtetuese ne Peru ka vendosur qe punonjesit e dehur te mos pushohen nga puna. Vendimi eshte kritikuar nga qeveria, pasi shihet si precedent i rrezikshem.

Gjykata urdheroi rikthimin ne pune te nje personi, qe punonte si portier ne bashkine e Chorrillos, qe ishte pushuar nga detyra, pasi kishte qene i dehur gjate orarit te punes.

Nje nga gjykatesit tha se shkarkimi ishte i tepert, pasi punetori nuk kishte ofenduar dhe as i kishte bere keq njeriu. Ministri i Punes kishte deklaruar me pare se nuk eshte mire qe te lehtesohen rregullat ne vendin e punes.

Dihen pasojat qe do te kete ky ligj, sidomos ne rastet kur punonjesit e dehur jane me profesione shofere.

Top Channel