Sulme nga Jordania kunder ushtareve izraelite

13/01/2009 09:15

Ushtria izraelite njoftoi se nje grup ushtaresh te saj, qe jane vendosur ne kufirin mes Jordanize dhe Izraelit, jane qelluar me arme zjarri. Te shtenat vinin nga Jordania, por nuk ka patur asnje te plagosur.

Nje zedhenes ushtarak tha se nuk eshte e qarte se cilet kane qene personat qe kane hapur zjarr. Nderkaq, Izraeli njoftoi se ka sulmuar oret e fundit me shume se 60 objektiva ne Gaza, ndersa trupat avancuan ne periferite jugore dhe lindore te saj.

Ushtria njoftoi per sot edhe nje armepushim tjeter treoresh, per te lejuar kalimin e ndihmave ne Gaza, ndersa qyteti po vizitohet nga zyrtare te OKB-se dhe te Kryqit te Kuq. Sekretari i pergjithshem i OKB-se ka bere thirrje per ndaljen e menjehershme te luftimeve.

Top Channel