Policia kosovare, plan per sigurine ne Mitrovice

12/01/2009 13:30

Nis hartimi i planit policor, per te shtuar sigurine ne qytetin e Mitrovices. Policia e qytetit verior njoftoi se plani po pergatitet ne pergjigje te kerkesave te banoreve te “Lagjes se Boshnjakeve”, qe ndihen te rrezikuar nga sulmet e serbeve.

Situata gjate fundjaves ne veri ka qene e qete dhe nuk jane shenuar incidente. Dy dite me pare qytetin e vizitoi ministri i Brendshem Zenun Pajaziti, kryetari i komunes, Bajram Rexhepi dhe drejtori i Policise se Kosoves, Sheremet Ahmeti.

Ne nje takim me perfaqesues te lagjeve te pjeses veriore te Mitrovices ministri Pajaziti i siguroi qytetaret se institucionet e Kosoves do te ofrojne siguri per te gjithe qytetaret.  

Top Channel