Britani, 52 vjecari i denuar te mos qeshe

11/11/1009 10:00

52 vjecari britanik Mike Hallowell ndoshta eshte nje nga njerezit e vetem ne bote qe qesh shume pak.

Kete “dhurate” nuk e ka nga deshira apo karakteri qe perfaqeson, por nga halli. Mjeket ia kane bere te qarte se nese qesh, ai rrezikon te kaloje nje krize pasi vuan nga nje semundje e rralle. Lajmi eshte publikuar ne tabloidin “Daily Mail” ku shkruhet gjithashtu se gjithcka nisi 6 vjet me pare kur burri shkoi tek dentisti.

Qe atehere, kur i nenshtrohet emocioneve te forta si psh nje e qeshur apo frike e papritur, muskujt e tij tkurren dhe ai bie menjehere ne toke. “Mund te shikoj programe per te qeshur ne televizor por vete nuk duhet te qesh. Nese e bej kete gjithcka perseritet”, pohon me trishtim 52 vjecari, sipas te cilit, mjeku Paul Reading nuk i ka dhene asnje shprese per kurim. P

or nje problem tjeter serioz qe Hallowell ka eshte se e ze gjumi papritur 7 deri ne 8 here ne dite. “Nuk mund te udhetoj ne transportin publik. Per fat te mire gruaja ime Jackie me ndihmon shume. Nuk e di si do t’ia kisha dale pa te”, shprehet babai i tre femijeve.   

Top Channel