Bie ne shinat e metrose, shpeton per mrekulli

11/11/1009 14:30

Mrekulli ne Boston ku nje grua eshte rrezuar ne shinat e metrose por makinisti ka arritur ta ndale trenin pikerisht ne centimetrat e fundit.

Femra nen efektin e alkoolit nuk ka arritur te mbaje ekujlibrin duke u rrezuar ne shina ndersa po priste metrone. Ajo eshte perpjekur te ngrihet ne kembe per te dale por nuk ka gjetur fuqi.

Engjejt mbrojtes te saj kane qene dy persona qe jane munduar te sinjalizojne me duar makinistin per te ndaluar. Makinisti ka bere nje pune te shkelqyer duke arritur ta ndale trenin vetem pak cm larg trupit te femres se rrezuar ne shina, duke i shpetuar jeten.

Top Channel