Për 125 vjetorin e saj, më 28 tetor, Statuja e Lirisë do të marrë një dhuratë të teknologjisë së lartë.

Lady Liberty, sic quhet monumenti më i famshëm i Shteteve të Bashkuara, do të pajiset me një aparat të sofistikuar web-cam, i pozicionuar në pishtarin e tij.

Dhurata e vecantë do t’i japë kujtdo mundësinë që të ketë në kohë reale një pikë vështrimi të vecantë mbi Mollën e Madhe.

Kjo do të mund të bëhet nga cdo vend i botës, duke u lidhur përmes internetit me web site-n e autoritetit portual të Nju Jorkut.

Në total web-cam do të jenë pesë dhe do të aktivizohen me rastin e ceremonisë së programuar për të festuar ditëlindjen e statujës-ikonë që iu dhurua amerikanëve nga francezët.

Kjo do të jetë një nga evenimentet më kulminante të një jave të tërë festimesh që do të mbahen në metropolin kryesor amerikan.

Top Channel